Thaçi: Nuk do të diskutohet me Beogradin për murin-ndarës në veri

Mos rrënimi i murit- ndarës në veri hodhi poshtë zotimet e Qeverisë

Rezoluta e Kuvendit të Kosovës doli e pavlerë  pasi që serbët lokalë nuk e shembën murin në veri të Mitrovicës, as Qeveria nuk mori masa ndaj këtij ndërtimi ilegal. Ekzekutivi i vendit përgjegjësinë për largimin e murit ia hedh Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa, këta të fundit edhe pse rikonstatojnë se muri në veri është ilegal, nuk kanë arritur ta rrënojnë. Ne mbesim në gatishmëri dhe dispozicion për t’i përmbushur obligimet ligjore dhe kushtetuese ndaj vendit, por njëkohësisht lëmë të hapur që ky problem të gjejë zgjidhje përmes dialogut, për çka jemi në pritje, thuhet në komunikatën e MMPH-së. Ndërsa ministrja për Dialog me Serbinë, Edita Tahiri, ka deklaruar se institucionet më të larta shtetërore po punojnë në largimin e murit dhe sigurimin e lëvizjes së lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj nga Capitol Hill: “Koha është tani – Kosova gati për NATO”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë …