Rexhep Selimi

Rexhep Selimi: Shqiptarët nuk kanë frikë as nga Serbia e as nga kërcënimet e saj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga  Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi, e ka kritikuar Qeverinë se nuk po vepron kundër interesave të Serbisë në Kosovë. Ai theksoi se përballë Serbisë kërcënuese dhe agresore, udhëheqësit e shtetit të Kosovës po sillen në mënyrë nënshtruese. Kosova e ka Qeverinë dhe kryetarin  të dobët dhe të nënshtruar ndaj Serbisë. Kosova dhe shqiptarët nuk kanë frikë nga Serbia e as nga kërcënimet e saj, është shprehur Selimi. Ai ka bërë thirrje të fillojnë procedurat e formimit të Forcave të Armatosura, pavarësisht prej kundërshtimeve të Serbisë, ajo  është arsyeja kryesore përse ne duhet të kemi ushtri të fortë dhe të përgatitur mirë.

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Muja i drejtohet Hagës: “Nëse keni fakte, më arrestoni – nuk kam për çfarë të kem frikë”

Ish-deputeti i PDK-së, Dr. Shaip Muja, i është drejtuar me një letër Dhomave të Specializuara …