410 mijë euro për rregullimin e Drinit të bardhë

Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota dhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor(MMPH), Ferat Shala, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për financimin e projektit për rehabilitimin e shtratit te lumit “Drini i Bardhë”.

Për projektin i cili do të filloj të realizohet këtë vit janë ndarë 410 mijë euro dhe përfshinë pjesën e shtratit të lumit nga Shkolla e Mesme Teknike ”Fehmi Agani” në drejtim të “Ura e Haxhisë” .

Sipas kësaj marrëveshje, Komuna e Klinës do të krijoj kushtet e nevojshme për realizimin e projektit si dhe procedurën e tenderimit.

Me realizimin e këtij projekti, qytetarët përfitojnë edhe një shëtitore më shumë dhe hapësirë rekreative.

Kontrolloni gjithashtu

Po zhvillohen aktivitete intensive në identifikimin e deponive ilegale në territorin e komunës së Skenderajt

Drejtoria e Shërbimeve Publike, e udhëhequr nga drejtori z. Arber Geci, është duke zhvilluar aktivitete …