Nderohen dëshmorët dhe të rënët për lirinë e vendit në Suharekë

Me rastin e 17 –shkurtit, ditës së shpalljes së  Pavarësisë së Republikës së Kosovës, delegacione të ndryshme nga komuna e Suharekës kanë bërë homazhe dhe kanë vënë kurora me lule të freskëta në varrezat e dëshmorëve dhe te përmendoret e atyre që ranë për lirinë e vendit. Kryetari i komunës së Suharekës Sali Asllanaj, me bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe te Varrezat në parkun e dëshmorëve, te shtatorja e Besim Ndrecës te shtatorja e Fadil Vatës, te përmendorja e Kenan Halimit, lapidari  i 500 martirëve të luftës dhe te shtatorja e ish kryetarit të komunës së Suharekës Ukë Bytyçit, te varrezat e familjes Berisha, te varri i Ukë Bytyçit, te përmendorja e Mehdi Xhaferit, dhe te varret e dy shoqëruesve te Ukë Bytyçit, Bajram Bytyçit dhe Bafti Bajramit. Homazhe janë bërë edhe ne Carralevë, qafë te Duhlës, Budakovë dhe në vendet tjera ku kanë rënë dëshmorët.

Kontrolloni gjithashtu

Në Mirash po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e rrugës kryesore  

Punimet për ndërtimin e rrugës kryesore në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt po vazhdojnë …