Klina përfiton 250 mijë euro për ndërtimin e Qendrës Rinore

 

Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, për ndërtimin e Qendrës Rinore në Klinë. Vlera e projektit që do të realizohet këtë vit është 250 mijë euro. Me ndërtimin e kësaj qendre do të krijohen hapësira tjera për të rinj të kësaj komune për aktivitet e tyre kulturore.

“Ky është një lajm shumë i rëndësishëm për gjithë qytetarët e Klinës, sidomos për rininë e kësaj komune. Komuna do të vazhdojë realizimin e projekteve për të mbështetur rininë”, ka thënë me këtë rast në ceremoninë e nënshkrimit, kryetari i Klinës, Sokol Bashota.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Komunës së Rahovecit, mbajti mbledhjën e shtatë të rregullt për vitin 2026

Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit komunal të Rahovecit, z. Fatmir Iska, u zhvillua mbledhja …