Aktivitete me rastin e manifestimit“ Epoeja e UÇK-së”

Me rastin e manifestimit tradicional treditor “Epopeja e UÇK-së“, komuna e Shtimes, përmes Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Drejtorisë për Arsim dhe OJQ-ve rinore kanë organizuar aktivitete të ndryshme.

Për të nderuar veprën dhe kontributin e komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij, delegacioni i komunës, në krye me nënkryetarin Fatmir Rashiti, kanë vendosur lule dhe kanë bërë homazhe, së pari në Kompleksin Përkujtimor, në Prekaz, dhe pastaj në Varrezat e Dëshmorëve të komunës, në Shtime dhe në Mollopolc si dhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak.

Bashkë me delegacionin e komunës, në vendosje të luleve dhe homazheve kanë marrë pjesë edhe udhëheqësit e shoqatave të dala nga lufta ( SHFD, SHIL, SHVL), në nivel lokal dhe qendror, veteranë të Luftës së UÇK-së, familjarë të Dëshmorëve dhe të Martirëve dhe përfaqësues të institucioneve lokale të komunës.

Në tri ditë luftime të ashpra, ballë për ballë me forcat policore dhe ushtarake serbe, më 5, 6 dhe 7 mars 1998, së bashku me komandantin e UÇK-së Adem Jashari, nga familja e tij, në fushën e nderit ranë heroikisht në mbrojtje të pragut të shtëpisë, të atdheut dhe të kombit, 20 anëtarë, 10 prej të cilëve fëmijë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Sllatinë të Epërme të Vitisë u përkujtua dëshmori Njazi Rexhepi dhe u shënua dita e shkollës

Sot, në Sllatinë të Epërme të Vitisë, u shënua dita e shkollës dhe u përkujtua …