Brickos

Gjatë 24 orëve – 3 persona të arrestuar në Suharekë

Zv. komandanti i stacionit policor në Suharekë, toger Afrim Sylaj gjatë raportimit në takimin e rregullt për siguri lokale, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve janë arrestuar tre persona për vepra penale, ndërsa gjatë gjithë javës kanë ndodhur 4 arrestime. Togeri Sylaj ka thënë gjithashtu se gjatë javës kanë ndodhur edhe 4 raste të armëmbajtjeve pa leje, 2 vjedhje te pyjeve në pronë private, 1 vjedhje e rëndë, 2 kanosje, 1 lëndim i lehtë trupor, 1 lëndim i rëndë trupor, 3 aksidente trafiku, 1 shpërthim zjarri, 1 gjetje e mjetit të pa shpërthyer, 1 dëmtim i pronës dhe 1 uzurpim i pronës. Ndërsa për ngjarjet dhe aktivitetet që kanë ndodhur në Komunën e Suharekës, ka fol kryesuesi i takimit, z. Rexhep Kuçi, nënkryetar i Komunës, i cili ka treguar për licencimin e Zonës Industriale në Shirokë, që është bërë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, pastaj për takimin e Shtabit komunal për parandalimin dhe luftimin e epidemisë së rriqrave të njohur si “Krime Kongo”, si dhe për ndarjen edhe të 10 bursave për femrat nga zonat rurale, të cilat janë siguruar nga mjetet që kanë qenë për dhurata të femrave për 8 Mars.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtorë nderuan luftën e dëshmorëve të rënë për liri

Sot, Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, së bashku me nënkryetarin, z. Sami …