Kryetari Asllanaj ka pritur 23 qytetarë

Si zakonisht dita e enjte është dita kur qytetarët e interesuar takojnë kryetarin e Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj. Në zyrën e tij ai ka pritur 23 qytetarë, nga mjedise të ndryshme të Komunës, me të cilët ka biseduar veç e veç  për të gjitha hallet dhe problemet që i mundojnë ata. Disa nga qytetarët, kanë kërkuar nga kryetari Asllanaj, që Komuna të rregullojë infrastrukturën rrugore në viset më malore të Komunës, për çka kanë marrë premtimin e kryetarit Asllanaj se së shpejti do të  rregullohet rruga në atë pjesë. Kërkesat e qytetarëve kryesisht kishin të bënin me rregullimin e infrastrukturës, punësimin e ndonjërit  prej anëtarëve të familjes, ndihmë për shërim dhe kërkesa të natyrave të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Nesër më 23 tetor promovohet libri “Në emër të gjakut” të autorit Ahmet Prençi

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …