Komuna e Kaçanikut investon në infrastrukturën

Në vazhdën e projekteve në ndërtimin dhe rregullimin e infrastrukturës rrugore, Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, nënshkroi Kontratën për implementimin e dy projekteve të rëndësishme për qytetarët e Komunës së Kaçanikut: ndërtimi i trotuarit për këmbësor në Lagjen Dushkajë si dhe rregullimi i ndriçimit publik në disa lagje të qytetit të Kaçanikut.  Këto dy projekte do të financohen nga Programi për Decentralizim dhe Përkrahje të Komunave (DEMOS)  në bashkëfinancim me Komunën e Kaçanikut, ndërsa në tërësi projekti do të kushtoj 83 mijë e 821 euro.

Me këtë rast Kryetari Ilazi tha se përmes këtij projekti do të jenë qytetarët e Komunës së Kaçanikut që do të përfitojnë në ngritjen e cilësisë së jetesës së tyre. Kryetari tha se pas rregullimit dhe asfaltimit të rrugëve po kalohet në pjesë të tjera të investimeve si në trotuare, ndriçime publike etj.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …