Kryeministri Mustafa e rithekson se Kosova refuzon idenë e unionit doganor rajonal

Kryeministri Mustafa e rithekson se Kosova refuzon idenë e unionit doganor rajonal

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se ka mbledhur gjatë të mërkurës në një takim disa ministra të kabinetit si dhe këshilltarët e tij të ekonomisë, me të cilët ka diskutuar për idenë e vendeve të rajonit për krijimin e një tregu të përbashkët të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sipas Mustafës, së bashku me Ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhaj, Ministren e Integrimeve, Mimoza Ahmetaj dhe Ministren e Tregtisë, Hykmete Bajramin, si dhe drejtorin e Doganave, Bahri Berisha, kanë ndarë mendimin se një treg i tillë nuk është në interes të njëjtë të të gjitha vendeve “ku pretendohej të shtrihej”. “Republika e Kosovës është plotësisht e përkushtuar në rrugën integruese në BE dhe do të ndërmarrë të gjitha reformat e nevojshme, duke përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara, në këtë rrugë. Por, Republika e Kosovës e konsideron të paqëlluar çdo lloj Unioni Doganor apo Tregu të përbashkët rajonal, i cili risjellë në opinion reminishenca të së kaluarës, të cilat nuk janë në interes të të gjitha vendeve”, ka shkruar në një postim të tij Mustafa.“Gjatë takimit, biseduam edhe për Marrëveshjen e CEFTA-s dhe vështirësitë që po hasin qytetarët e Kosovës në lëvizjen e lirë në rajon dhe më gjerë, ku ne duhet të angazhohemi edhe më shumë për tejkalimin e këtyre problemeve. Në këtë aspekt, Kosova është lider në qasjen e saj, duke shmangur pengesa artificiale, të cilat vijnë në shprehje tek disa prej shteteve tjera, përkundër se janë pjesë e CEFTA-s”, ka shtuar me tutje kryeministri.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …