Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se Jerusalemi nuk është mall për t’ u shitur as për t’u blerë

Erdogan: OKB-ja po qëndron e heshtur përballë sulmit me armë kimike në Siri

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan në ceremoninë e inagurimeve masive në ish-stadiumin Atatürk në qytetin Bursa të Turqisë, duke folur në lidhje me sulmet kimike në Siri tha: “O Asad vrasësi si do të shpëtosh nga mallkimet e këtyre? Bota, Kombet e Bashkuara, po qëndrojnë të heshtur përballë kësaj, si do ta jepni llogarinë e kësaj?”, raporton Anadolu Agency.  “Bashkimi Evropian që ka një mesatare të moshës 43 vjeç, ka vështirësi që t’u gjejë punë të rinjve të saj. Tashmë Evropa nuk është më shpresë e punësimit. Ata që na kërcënojnë neve me ekonomi, me viza, me tregti fillimisht të kthehen e të shohin veten e tyre. Nuk janë në situatë të mirë. Kur ta bëjnë këtë do të shikojnë një kontinent që të ardhurat i pakësohen, borxhet i rriten dhe krahas këtyre të gjithave po ngushtohet tregtia, po i bien investimet. Papunësia në rritje dhe një kontinent që po plaket. Pikërisht atëherë do të kuptohet se kush ka nevojë njëri apo tjetri”, tha Erdoğan.

Kontrolloni gjithashtu

“Zarfin” me të cilin është emëruar kryetare e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka parë tërë Kosova, por jo Vlora Çitaku

Arbër Jashari: Kushtetuesja përballë dy opsioneve, vendos për dekretin e Osmanit ose e zgjat pezullimin

Avokati Arbër Jashari ka sqaruar skenarët e mundshëm lidhur me vendimmarrjen e Gjykata Kushtetuese e …