Mustafa

Kryeministri Mustafa konsideron se Beteja e Koshares shënon fillimin e luftës frontale për çlirim e Kosovës

Nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, është mbajtur manifestimi “Ditët e shqipes 2017”. Kryeministri ka deklaruar se Beteja e Koshares shënon fillimin e luftës frontale për çlirimin e Kosovës nga një armik numerikisht shumë me i madh dhe me i armatosur. “Partneriteti me SHBA-të dhe aleatët tjerë të NATO-s është garanci e realizimit të aspiratës tonë për të jetuar të lirë dhe për qenë të pavarur dhe për të vendosur vet për ardhmërinë tonë është garanci se Republika e Kosovës Forcën e saj të sigurisë do ta shndërroj në forcë të armatosur”, ka thënë Mustafa. Ai ka theksuar me tutje se Kosharja ishte dëshmia më e qartë e unitetit të UÇK-së dhe këtë rol historik e ka luajtur brigada 138 që më vonë mori emrin e strategut, Agim Ramadani. “Gjithë ne sot krenohemi me veprat e gjithë heronjve të UÇK-së. Po ashtu krenohemi edhe me luftëtarët e gjallë të kësaj brigade që janë pjesë e ndërtimit të institucioneve të Kosovës”, është shprehur Mustafa, i cili gjatë luftës nuk ka qenë asnjëherë në Kosovë, mbase edhe nuk e di se lufta frontale kundër regjimit të Milosheviqit ka filluar qysh në verë të vitit 1998, në gati të gjitha zonat e luftës. Lufta e Koshares ishte finalja dhe jo fillimi i luftës frontale…

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …