Nishani: Data e zgjedhjeve është dekretuar, politika të gjejë zgjidhje

Nishani: Data e zgjedhjeve është dekretuar, politika të gjejë zgjidhje

Kryetari i Shqipërisë, Bujar Nishani e ka komentuar krizën politike në vend, ku opozita ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit. Ai thotë se, “Jam optimist se politikanët do të orientohen me ndihmën e Zotit dhe me respekt për njëri-tjetrin të gjejnë zgjidhjen e duhur me më pak pasoja”. Ndërsa lidhur me mundësinë e shtyrjes së datës së zgjedhjeve dhe pretendimeve të opozitës, Nishani ka thënë se data është vendosur. Ai deklaroi se, “Presidenti e ka dekretuar datën e zgjedhjeve. Të shpresojmë se do të gjendet zgjidhja e ngërçit dhe kjo ditë do ta ndihmojë politikën.”

Kontrolloni gjithashtu

Fatos Klosi

Fatos Klosi zbulon takimin sekret mes CIA-s dhe UÇK-së në Tiranë, në pranverën e vitit 1998

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka zbuluar se në pranverën e vitit 1998 …