Buja: Deklarata e Mustafës e pamatur por e kuptueshme për gjendjen e tij frustuese

Buja: Qeveria e ardhshme PDK- AAK e Nisma

Shukri Buja deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhet e Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se Qeveria aktuale nuk është funksionale dhe ka rekomanduar që të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Ai ka theksuar se ka shumë arsye pse kjo qeveri duhet të shkojë në shtëpi dhe kryeministri Isa Mustafa në pension. Buja ka vlerësuar se koha më optimale për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme është muaji qershor, shkruan “Epoka e re”. Ai është shprehur se nëse nuk do të ketë zgjedhje në qershor atëherë, sipas tij, është e palogjikshme që Qeveria të rrëzohet në vitin e fundit të mandatit të saj. Buja është shprehur i bindur në fitoren e PDK-së kurdo që mbahen zgjedhje e reja. Ai ka bërë me dije se Qeveria e re do të udhëhiqet nga partia e tij në partneritet me AAK-në dhe Nismën.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …