Në Kuvendin e Kosovës është aprovuar Projektligji për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale

Në Kuvendin e Kosovës është aprovuar Projektligji për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës është aprovuar Projektligji për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale dhe me këtë rast, Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka theksuar se aprovimi i këtij projektligji është i një rëndësie të veçantë sepse mënjanon ndërhyrjen politike në ekzekutimin e sanksioneve penale. “Përmes këtij projektligji dëshmojmë se vërtet jemi për reforma, sundim të ligjit dhe për sistem mbi vlerat dhe parimet ndërkombëtare”, theksoi ministrja Hoxha. Me theks të veçantë, Ministrja vuri në dukje ndryshimin e nenit 94 të ligjit, sipas të cilit, Ministri si i emëruar politik, kishte mundësi të pezulloj ekzekutimin e dënimit dhe është vlerësuar si mundësi për ndërhyrje politike në drejtësi.

Kontrolloni gjithashtu

Demhasaj kritikon Kurtin: “Pamje historike” të gjykatës, por mungesë përgjegjësie ndaj Prokurorisë

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arton Demhasaj, ka komentuar me ironi paraqitjen e …