Vucic-Rama-Mustafa

Isa Mustafa: Nuk duam union me Shqipërinë por union të madh me BE-në

Duke komentuar propozimin e Edi Ramës për krijimin e unionit Kosovë-Shqipëri, në rast se dështon inkuadrimi në Bashkimin Evropian, propozim të cilin e ka mbështetur edhe kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, këto propozime i ka quajtur populiste.  Në një intervistë për KTV, ai është shprehur se Kosova nuk synon bashkim tjetër përveç  me BE-së. “Ne nuk e kemi orientimin që të bëjmë bashkime tjera, përveç Bashkimit Evropian. Edhe nëse s’na pranojnë për dere, do të hyjmë për dritareje”, ka thënë kryeministri që mund të pranojë union  me çdo shtet por jo me Shqipërinë.

Kontrolloni gjithashtu

energji

Liberalizimi i dhunshëm rrezikon të lërë pa punë mbi 22 mijë punëtorë dhe të godasë rëndë ekonominë e vendit

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë rishpreh indinjatën dhe kundërshtimin e fuqishëm ndaj vendimit të …