Lumezi

Lumezi: Kushdo që është i implikuar në humbjen e 30 milionë eurove, do të përgjigjet

Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi ka paralajmëruar se kushdo që është i implikuar në rastin e humbjes së 30 milionë eurove në Gjykatën e Arbitrazhit nga Posta dhe Telekomi i Kosovës ndaj kompanisë Z-Moblile, do të përgjigjet para drejtësisë. Lumezi bëri të ditur se me rastin tani po merret Prokuroria Speciale, derisa nëse ka fakte atëherë do të nisin procedurat për këtë rast. Sipas tij, nevojat e politikës dallojnë nga kërkesat e drejtësisë, duke thënë se ata janë duke i zbatuar dispozitat ligjore për secilin rast që kanë informacione se ka dyshim të arsyeshëm se është kryer vepra penale.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama paralajmëron rrezikun për Lojërat Mesdhetare: ICMG cakton takim më 19 dhjetor

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare …