Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Kosova dhe unë kemi pasur sfida edhe më të rënda, por i kemi kaluar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj shkruan se është e habitshme sesi Serbia nuk po e hapë një kapitull të ri të marrëdhënieve me shqiptarët në Ballkan, por me çdo kusht provon t’i ringjallë hasmëritë dhe konfliktet e vjetra.  Nuk ka qenë aspak e lehtë kjo kohë e qëndrimit tim të kufizuar në Francë, kjo për shkak të sulmeve që Serbia vazhdon t’ia bëjë Kosovës dhe mua individualisht. Por Kosova dhe unë, kemi pasur sfida edhe më të rënda dhe i kemi kapërcyer me dinjitet, dhe unë jam i bindur se do ta tejkalojmë edhe këtë të fundit, sepse jemi në të drejtën tonë. Me këtë rast shpreh mirënjohjen time të thellë, për qëndrimin tuaj dinjitoz dhe për mbështetjen e madhe për mua, qoftë këtu në Francë, qoftë gjithandej ku ka shqiptarë. U ndjeva mirë që sot mbi 600 profesorë dhe intelektualë të Kosovës, me nënshkrimet e tyre janë vënë në anën e së drejtës, duke mbrojtur parimin universal të drejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …