Berisha: Vota e lirë, kushti i të gjitha kushteve

Berisha: Vota e lirë, kushti i të gjitha kushteve

Deputeti dhe ish-lideri i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, nga çadra e protestës së opozitës deklaroi se “vota e lirë është kushti i të gjitha kushteve për prosperitetin e Shqipërisë”. “Askush më shumë se ne nuk e do stabilitetin, por pa votë të lirë nuk ka stabilitet. Jemi vend me pasuri të jashtëzakonshme, por populli ynë shëtit si “hebrenjtë në shkretëtirë” sepse ka sot në krye një kriminel”, ka thënë Berisha. Duke kërkuar sërish largimin e kryeministrit Edi Rama, ai tha se beteja e Partisë Demokratike “është betejë e shenjtë, betejë për votën e lirisë”.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …