Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale reagoi pas hedhjes së kartelave identifikuese të veteranëve

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale reagoi pas hedhjes së kartelave identifikuese të veteranëve

Pas publikimit të lajmit lidhur me hedhjen e disa kartelave identifikuese të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e që besohet se janë hedhur nga Organizata e Veteranëve,  Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si autoriteti i vetëm i mandatuar me ligj për mbikëqyrjen e legjitimitetit të përpunimit të të dhënave personale, konstaton se hedhja e tyre në këtë formë, duke ditur se këto kartela përmbajnë të dhëna që e identifikojnë subjektin e të dhënave, përbën shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Në këtë rast, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së do të duhej të ishte më e kujdesshme, duke mos vepruar në një formë të tillë, duke cenuar të dhënat e personale të anëtarëve të saj, e që do duhej që të bënte përpunimin e tyre vetëm për qëllimin se për çka janë marrë, duke mos tejkaluar qëllimin, duke ndërmarrë të gjitha masat e duhura që ato të mbrohen sipas parimeve dhe masave të përcaktuar me legjislacionin në fuqi.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli ia pret hovin VV-së: Seancë pa 61 vota nuk ka

Analisti i KDI-së, Eugen Cakolli, ka hedhur ujë të ftohtë mbi përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje …