Brickos

Demarkacioni Kosovë-Mali i Zi

Qeveria e Kosovës pritet që javën e ardhshme ta dërgojë për ratifikim në Kuvend demarkacionin me Malin e zi

Qeveria e Kosovës pritet që javën e ardhshme ta dërgojë në Kuvend për ratifikim ligjin për demarkacionin me Malin e Zi. Për këtë janë pajtuar kryetari  i kuvendit Kadri Veseli dhe Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hoyt Brien  Yee,  gjatë një bisede telefonike. Gjatë bisedës me diplomatin amerikan, Kryetari Veseli u shpreh se institucionet e Kosovës duhet të marrin vendime të mëdha, sepse, në të kundërtën, ato e humbin kuptimin. Në këtë drejtim, ata u pajtuan që Demarkacioni të procedohet nga Qeveria për miratim në Kuvend javën tjetër. Veseli dhe diplomati amerikan kanë biseduar edhe për reformat në drejtësi”, theksohet në njoftimin për medie, nga Zyra e Kuvendit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Kurti refuzon kërkesën për hapa konkretë, lidhur me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe

Në një takim me diplomatët e shteteve të Quint-it, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka …