Mbahet stërvitja e njësisë për kërkim-shpëtim me barka

Mbahet stërvitja e njësisë për kërkim-shpëtim me barka

Agjencia për Menaxhim të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme, sot dhe nesër do të organizojë stërvitjen me njësitë për kërkim shpëtim me barka, në raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera. Pjesëmarrës në këtë ushtrim do të jetë ekipi për shpëtim me barka prej 11 personave, stafi menaxhues, stafi përcjellës, vëzhgues dhe vlerësues nga Agjencia për Menaxhim të Emergjencave. Hapja e këtij ushtrimi do të bëhet nesër, duke filluar në ora 11:00. Ky aktivitet do ketë karakter operacional 24 orësh. Ushtrimi do të mbahet në Liqenin e Badovcit në lokacionin përballë urës, rruga që shpie tek kopshti i arinjve.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …