LDK: Kosova ka shënuar progres në fushën e zhvillimit ekonomik

LDK: Kosova ka shënuar progres në fushën e zhvillimit ekonomik

Gjatë të shtune u mbajt mbledhja e rregullt e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, me kryetarët e degëve të LDK-së, në të cilën u diskutua për punën e Qeverisë së Kosovës, si dhe për proceset themelore integruese të Kosovës. Siç njofton Zyra e LDK-së, njëzëri u vlerësua se kryeministri Mustafa, Qeveria dhe kryetarët e komunave nga radhët e LDK-së po punojnë me përkushtim në dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe se këtë e dëshmojnë rezultatet e shumta e tashmë të prekshme. “Si rezultat i qeverisjes së mirë, Kosova ka shënuar progres të madh në fushën e zhvillimit ekonomik, në luftimin e korrupsionit dhe të krimit dhe këtë e dëshmojnë raportet e të gjitha institucioneve më kredibile ndërkombëtare. Kryetarët e degëve të LDK-së i dhanë mbështetje të plotë kryeministrit dhe Qeverisë për të çuar përpara proceset qeverisëse dhe proceset integruese, përfshirë ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Kryetarët u pajtuan që degët e LDK-së të punojnë me të gjitha strukturat që ky proces të finalizohet me sukses dhe që LDK-ja të japë kontribut themelor, me qëllim që qytetarët e Kosovës të jenë të barabartë me të gjithë të tjerët dhe të mund të lëvizin lirshëm”, njofton LDK, transmeton KosovaPress.

Kontrolloni gjithashtu

Dy shtetet ndër më mëkataret ndaj shqiptarëve në përgjithësi, Franca dhe Gjermania nuk pritet ta zgjidhin çështjen tonë kombëtare

Franca kërkon të shtyhet vendimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Sipas burimeve diplomatike të Albanian Post, Qeveria e Francës ka bërë një demarsh te vendet …