Afrim Hoti jep dorëheqje nga pozita e Prorektorit në Universitetin e Prishtinës

Afrim Hoti jep dorëheqje nga pozita e Prorektorit në Universitetin e Prishtinës

Afrim Hoti ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij në pozitën e Prorektorit për Marrëdhënie me Jashtë në Universitetin e Prishtinës. Ai këtë e ka konfirmuar me anë të një postimi në rrjetin social. “Po shoh nëpër portale të ndryshme të qarkullojnë fjalë e dezinformata të ndryshme për dorëheqjen time prandaj po e shoh të udhës të jap një sqarim të shkurtër. Po tërhiqem nga pozita e Prorektorit për Marrëdhënie me Jashtë i Universitetit të Prishtinës, thjesht pas një takimi që së fundmi pata me rektorin dhe ku konstatuam se problemet dhe proceset në Universitetin e Prishtinës i shohim në mënyra të ndryshme. Çfarëdo tentative për të lidhur dorëheqjen time me arsye apo punë të tjera është dezinformatë, qëllimkeqe dhe tendencioze.Unë do të vazhdoj punën time, me gjithë fuqinë që kam, si profesor në Departamentin e Shkencave Politike”, ka theksuar Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …