23 vjet pas shkatërrimit nga forcat serbe, fillon rindërtimi i xhamisë “Arnaudije” në Banjallukë të Bosnjës

23 vjet pas shkatërrimit nga forcat serbe, fillon rindërtimi i xhamisë “Arnaudije” në Banjallukë të Bosnjës

23 vjet pas shkatërrimit nga forcat serbe, fillon rindërtimi i xhamisë së quajtur “Arnaudije” në  Banjallukë të Bosnjës. Edhe pse kjo xhami e ndërtuar për herë të parë në vitin 1595, në kohën e vezirit të madh  të kohës së Sulltan Sylejmanit, Mehmed Pashë Sokolloviq, ajo ishte shkatërruar tërësisht në vitin 1994 nga forcat serbe të Mlladiqit e Karaxhiqit, edhe pse nuk kishte ndodhur në vijën e luftimeve. Për dallim nga xhamitë e tjera në Bosnje të cilat janë rindërtuar, kjo xhami nuk është rregulluar deri tani mbase edhe për faktin se mbanë emërtimin turk të shqiptarëve, arnaut, xhamia Arnaudije, njëjtë si Sylejmanie, Mahmudije, Ahmedije etj.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …