Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama priti komandantin e Gardës së Ohajo-s gjeneralmajorin, John Harris

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama priti komandantin e Gardës së Ohajo-s gjeneralmajorin, John Harris

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës,  gjenerallejtënant Rrahman Rama priti sot në takim pune Komandantin e Gardës Kombëtare të Ohajos së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), gjeneralmajor John Harris, i shoqëruar nga atasheu ushtarak amerikan pranë ambasadës së SHBA-ve  në Prishtinë, kolonel Jeffery Fischer si dhe oficerë tjerë të lartë. Gjeneral Rama me këtë rast e ka falënderuar gjeneralin Harris për kontributin që Ushtria Amerikane është duke dhënë në kuadër të KFOR-it për 18 vjet me radhë, në mënyrë që në Kosovë të ketë një ambient të  qetë dhe të sigurt. Po ashtu, gjeneral  Rama ka shprehur mirënjohjen e tij për kontingjentin amerikane nga kampi ushtarak ,,Bondsteel’’ për përkrahjen e dhënë FSK-së në përgjithësi dhe në veçanti  për zhvillimin e kapaciteteve trajnuese të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së në Ferizaj.

Gjatë takimit Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama e ka njoftuar gjeneralin Harris edhe për procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK), përgatitjet e bëra, planifikimet dhe procedurat që janë zhvilluar deri në sot, si nga ministria ashtu edhe në nivel qeveritar e shtetërorë. Me këtë rast ai e njoftoi gjeneralin Harris edhe me përqindjen e lartë të numrit të komuniteteve pakicë  që janë duke shërbyer në radhët e FSK-së si dhe me aktivitetet  konkrete që janë duke u bërë për  inkuadrimin e sa më shumë pjesëtarëve të rijnë të komuniteteve pakicë.  Gjeneral Harris është ndarë i kënaqur me arritjet e FSK-se sidomos me zhvillimin e pjesëtarëve të saj. Është mbresëlënëse tha ai, që pjesëtarët e FSK-së janë shumë të  suksesshëm në shkollat dhe kurset ndërkombëtare ku po marrin çmime të larta  për përformancën e shkëlqyer. Po ashtu gjenerali Harris shprehi gatishmërinë për të përkrahur FSK-në në zhvillimin dhe përmirësimin e kapaciteteve të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …