Nisin punimet në asfaltimin e rrugës Kpuz – Qeskovë

Kanë nisur punimet në asfaltimin e rrugës Kpuz-Qeskovë e cila ka një rëndësi të madhe për banorët e këtyre dy lokaliteteve të Komunës së Klinës. Rruga është e gjatë 2.3 km për të cilën do të investohen rreth 125 mijë euro. Nga afër, fillimin e punimeve e ka përcjelle kryetari i Komunës së Klinës Sokol Bashota, i cili i ka uruar banorët për ketë rrugë. “ Nga sot do të krijohen lehtësira për lëvizjen e banorëve të dy fshatrave e sidomos për nxënësit e Qeskovës që vijojnë mësimet në shkollën e Kpuzit”, ka thënë me ketë rast kryetari Bashota. Banorët e këtyre dy fshatrave kanë falënderuar kryetarin Bashota për realizimin e këtij projekti me vlerë të madhe, realizimi i të cilit krijon lehtësi edhe në punimin e tokave bujqësore.

Rëndësia e kësaj rrugë është e dyfishte ngase banorëve të Kpuzit dhe fshatrave tjera u krijohet një lidhje shumë me afër me lokalitetet e Komunës së Pejës.

Kontrolloni gjithashtu

Në 25 vjetorin e rënies heroike, u përkujtuan Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorë të tjerë

Në nderim të rënies heroike të komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra dhe …