FENIKS-i ndërton shtëpinë e 47 në Komunën e Kaçanikut

Shoqata humanitare FENIKS ka arritur numrin 200 të shtëpive të ndërtuara për rastet sociale, ndërsa për Komunën e Kaçanikut ka ndërtuar shtëpinë e 47. Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi gjatë një takimi me përfaqësuesit e Shoqatës FENIKS tha se rastet sociale edhe më tutje mbeten prioritet i Komunës së Kaçanikut, ndërsa shtoi se për secilën shtëpi të ndërtuar deri më tani komuna ka ndarë nga një shumë të caktuar të mjeteve. Kryetari përgëzoi përfaqësuesit e kësaj organizate për vullnetin e tyre për ndihmë rasteve sociale. Gjatë këtij takimi ishte i pranishëm edhe simboli i rezistencës kombëtare baca Adem Demaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …