Deputetja e LSI: Dalim të parët në zgjedhje, Vasili do të jetë kryeministër shumë i mirë

Deputetja e LSI: Dalim të parët në zgjedhje, Vasili do të jetë kryeministër shumë i mirë

Deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj është e bindur se Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë forca e parë politike pas zgjedhjeve të 18 qershorit. Jo vetëm kaq, por sipas deputetes së LSI, Petrit Vasili, i cili pritet të jetë në krye të partisë pas largimit të Metës në Presidencë, do të jetë dhe kryeministri i vendit.  “Ne gjithmonë kemi qenë shumë të qartë për objektivat që duam të realizojmë. Këtë herë jemi më të bindur dhe e thatë, nëse ka një gjë që krahas besimit që na është dhënë, ja sigurojmë jo vetëm kryetarit Meta si propozues kryesor i emrave tanë, por edhe LSI-së që e besoi dhe e miratoi listën ku të gjithë ne jemi përfaqësues, është që fal përkushtimit, por mbi të gjitha dashurisë që ne e bëjmë këtë punë, është e sigurt që LSI-ja do të jetë forcë e parë politike më 18 qershor dhe jam e sigurt që edhe Petrit Vasili do të jetë një kryeministër shumë i mirë.” ka thenë Mehmetaj.

Kontrolloni gjithashtu

Pas publikimit rezultateve të regjistrimit të popullatës në Maqedoni, Ali Ahmeti ka thënë se ky fakt është pasqyrë reale e gjendjes faktike

Ali Ahmeti: Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ndërhyri edhe në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, që udhëheq Aleancën Kombëtare për Integrim, Ali Ahmeti ka …