Gjermania do t’i njohë zgjedhjet e 18 qershorit në Shqipëri, edhe nëse PD-ja dhe aleatët e saj nuk marrin pjesë në to

Gjermania do t’i njohë zgjedhjet e 18 qershorit në Shqipëri, edhe nëse PD-ja dhe aleatët e saj nuk marrin pjesë në to

Ambasadorja  e Gjermanisë në Tiranë ka bërë të ditur se Shteti i saj do t’i njoh zgjedhjet e 18 qershorit në Shqipëri edhe nëse në to nuk merr pjesë Partia e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Ky ishte mesazhi që i dha PD-së ambasadorja gjermane në Tiranë, zonja Suzanne Schutc, e cila theksoi këtë mesazh e ka shpërndarë në Tiranë nga ministri i Jashtëm gjerman. Sikurse u konstatua dhe nga ministri i Jashtëm federal, zoti Sigmar Gabriel përpara dy javësh, ne shpresojmë shumë që zgjedhjet të mund të zhvillohen në datën që është dekretuar dhe nga presidenti i Republikës. Shpresojmë që në këtë proces të marrin pjesë sa më shumë parti politike që të jetë e mundur. Nëse Partia Demokratike dhe partitë e tjera opozitare vazhdojnë t’i mbeten qëndrimit të tyre për të mos marrë pjesë, ky do të jetë një vendim i trishtueshëm për ne. Por ne do t’i njohim këto zgjedhje”, deklaroi ambasadorja Schutc.

Kontrolloni gjithashtu

Skandal në Shërbimin Korrektues: Mujka, Haxhiu dhe Dibrani kapen në përgjime duke e graduar militantin që s’e kaloi testin

Komunikimet e zbardhura nga dosja e Prokurorisë, të siguruara ekskluzivisht nga VOX Kosova, nxjerrin në …