Ganimete Musliu

Musliu: Anton Quni dhe Adem Salihaj dëshmitarë në Gjykatën Speciale

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu ka thënë në seancën për mocionin e mosbesimit se ka dëgjuar se deputetët e LDK-së Anton Quni dhe Adem Salihaj janë dëshmitarë të Gjykatës Speciale. Këtë ajo e tha duke u bazuar nga fjalimi i deputetit Quni që  për të ishte befasi, i cili ka akuzuar udhëheqësit e luftës që vijnë nga PDK-ja. Musliu tha se një deputet i LDK-së i ka thënë asaj se “Anton Quni dhe Adem Salihaj janë dëshmitarë në Speciale”. Ndërsa sa i përket akuzave për ushtarët e UÇK-së që janë bërë sot nga deputetët e LDK-së, për Musliun nuk janë risi sepse kjo parti sipas saj gjithnjë ka krijuar imazh horror për UÇK-në.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Asociacioni duhet të jetë në përputhje me ligjshmërinë dhe në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve serbë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe me …