leoni

Ambasada e Amerikës

Ambasada amerikane: Vazhdojmë të jemi të palëkundur në mbështetjen tonë për Kosovën

Ambasada e Shteteve të Bashkuara përmes një kumtese për medie është shprehur rreth mocionit të mosbesimit, duke shprehur mbështetjen e plotë të shtetit amerikan për Kosovën në rrugëtimin e saj drejt integrimit euroatlantik. “Kuvendi e tha fjalën e vet. Përderisa vazhdon procesi i transicionit dhe vendi lëviz në drejtim të zgjedhjeve të parakohshme, ftojmë të gjithë zyrtarët e mbetur në Qeveri që të zotohen përsëri në shërbim të punëdhënësve të tyre, të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim. Ne vazhdojmë të jemi të palëkundur në mbështetjen tonë për Kosovën, qytetarët e saj dhe rrugëtimit të saj drejt integrimit të plotë euro-atlantik”, thuhet në kumtesë.

Kontrolloni gjithashtu

Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph: Të gjithëve atyre që u angazhuan me Januszin për çështjet e Ballkanit do t’ju mungoj mendja e tij depërtuese

Eduard Xhozef, ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka …