Kryetari Thaçi takim konsultativ me partitë politike për datën e zgjedhjeve

Kryetari Thaçi takim konsultativ me partitë politike për datën e zgjedhjeve

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas shpërndarjes së legjislaturës së pestë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, do të mbajë sot takim konsultativ me subjektet politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Takimi do të mbahet në ora 08:45 në kabinetin e kryetarit të Republikës së Kosovës. Ndryshe, dje Kuvendi i Kosovës votoi mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, ndërsa shpërndarjen e Kuvendit Thaçi e ka bërë përmes dekretit, i cili ka hyrë menjëherë në fuqi.

Kontrolloni gjithashtu

Bekë Berisha

Bekë Berisha: Populli u bë bashkë me UÇK-në edhe në ditët më të vështira

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të …