Përurohet objekti i ri shkollorë në fshatin Kpuzë të Klinës

Nxënës e arsimtarë të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Azem Bejta” në fshatin Kpuz të komunës së Klinës nga e enjta do të kenë kushte shumë më të mira për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor. Kjo për shkak se objekti i ri shkollorë modern, që ka kushtuar mbi 300 mijë euro, është përuruar dhe do të jetë në shërbim të nxënësve të Kpuzit e Qeskovës. Në ceremoninë e përurimit, kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, i ka uruar nxënësit, arsimtarët dhe prindërit për këtë projekt kapital, që do të shërbejë për ngritjen e kapaciteteve në arsim. “Sot ndjehemi të lumtur ngase njëherë e përgjithmonë po shkëputemi nga e kaluara jo e mirë e infrastrukturës shkollore dhe po hyjmë në një objekt të ri në të cilin janë kushtet shume më të mira për zhvillimin e mësimit. Të rinjtë e fshatrave Kpuz dhe Qeskovë tashmë kanë një bazë të mirë të edukimit, me hapësirë të mjaftueshme dhe moderne. Qeveria lokale është e përkushtuar në krijimin e kushteve sa më të mira në infrastrukturën arsimore. Të investosh në arsim, është investim në të ardhmen e këtij vendi”, tha kryetari Bashota. Në ceremoninë përuruese, atasheu i Ambasadës Zvicerane, ka lavdëruar pushtetin lokal në Klinë për investimin në këtë shkollë dhe tha se nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa investimi në edukim. Banorët e kësaj anë kanë falënderuar kryetarin Bashota për angazhimin në realizmin e këtij projekti shumë të rëndësishëm që ishte kërkesë e kamotshme e tyre, ndërsa Bashota ka premtuar realizimin edhe të projekteve tjera që janë në interes të komunitetit.

Kontrolloni gjithashtu

Nesër më 23 tetor promovohet libri “Në emër të gjakut” të autorit Ahmet Prençi

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …