Ferati: LDK-ja do të pranojë të qëndrojë edhe në opozitë nëse nuk del e para në zgjedhjet e ardhshme, por jo të bashkëpunojë më me PDK-në

Ferati: LDK-ja do të pranojë të qëndrojë edhe në opozitë nëse nuk del e para në zgjedhjet e ardhshme, por jo të bashkëpunojë më me PDK-në

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sadri Ferati, ka bërë me dije se kjo parti nuk do të bashkëqeverisë me PDK-në në mandatin e ardhshëm. “Nëse dalim të parët në zgjedhje nuk do të kemi ofertë për PDK-në, por edhe nëse PDK-ja na jep ofertë, LDK-ja nuk do ta pranojë”, ka thënë ai për gazetën “Epoka e re”. Ferati ka treguar se rrëzimi i Qeverisë nga PDK-ja nuk ka pasur të bëjë me qeverisjen në vend. Sipas tij, PDK-ja e ka përkrahur mocionin vetëm pse i kanë konvenuar zgjedhjet në muajin qershor. Deputeti i LDK-së në këtë legjislaturë ka thënë se PDK-ja nuk ka treguar në mënyrë të qartë se do ta mbështesë mocionin, por ka lënë të nënkuptohet se do të veprojë ashtu.

 

Kontrolloni gjithashtu

DhTIK emëron drejtoren ekzekutive

DHTIK mbështet marshin “Kosova po pret”, u bën thirrje bizneseve të marrin pjesë

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë (DHTIK) ka shprehur mbështetje për marshin “Kosova po …