Delawie: Është për të ardhur keq që nuk u votua demarkacioni

Delawie: Është për të ardhur keq që nuk u votua demarkacioni

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, në një intervistë për RTK-në, thotë se partitë politike në prag të fushatës zgjedhore, duhet të kenë kujdes se çfarë njerëzish përfshijnë në listat zgjedhore. Ai tha se do të shohin, nëse në listat zgjedhore a do të këtë përfshirje të duhur gjinore dhe të moshave të ndryshme. Delawie thotë se është për të ardhur keq që deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën ta votojnë demarkacionin me Malin e Zi gjatë këtij mandate, por shtoi se me këtë çështje do të merren sërish, pasi demarkacioni do t’i pret,  po ashtu tha se ka dëgjuar shumë të pavërteta për vijën e demarkacionit. Ai gjithashtu thotë se rinia e Kosovës, për shkak të përfitimeve politike, është duke humbur shumë mundësi, duke iu referuar liberalizimit të vizave. Delawie thekson se institucionet duhet të vazhdojnë të punojnë në përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti zbulon ofertën për Nismën: Limajt i ishin propozuar katër pozita të larta me vetëm tre deputetë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një takimi me diasporën shqiptare në Londër, ka zbuluar …