Kurti

Gjykata Themelore e Prishtinës ka pezulluar përkohësisht urdhër-arrestin ndaj Albin Kurtit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka pezulluar përkohësisht urdhër-arrestin ndaj Albin Kurtit, ka bërë të ditur  zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi. Lidhur me kërkesën tuaj konfirmojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë ka pezulluar përkohësisht ekzekutimin e Urdhëresën për ndalim, arrestim dhe dërgim në qendër të paraburgimit ndaj të akuzuarit Albin Kurti.  Kryetari i trupit gjykues në këtë çështje penale ka vlerësuar arsyeshmërinë e pezullimit për ekzekutim të kësaj urdhërese, është thënë në përgjigje të Gjykatës. Albin Kurti është kandidat i Vetëvendosjes për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme të qershorit, derisa ka qenë në kërkim për rastin e tij të gjuajtjes së gazit lotsjellës në Kuvend.

Kontrolloni gjithashtu

Janjiq

Dushan Janjiq: Serbia e ka njohur de facto Kosovën, dialogu i bllokuar dhe pa përmbajtje politike

Analisti serb, Dushan Janjiq, ka deklaruar se Serbia e ka njohur de facto Kosovën përmes …