Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka biseduar me kryetarin e Austrisë Alexander Van der Bellen

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka biseduar me kryetarin e Austrisë Alexander Van der Bellen

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me kryetarin e  Austrisë Alexander Van der Bellen, në Pallatin Hofburg në Vjenë, me të cilin ka biseduar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale, rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe intensifikimin e agjendës euro-atlantike për Kosovën. Thaçi e ka uruar kryetarin, Van der Bellen për zgjedhjen e tij në postin e kreut të shtetit të Austrisë dhe ka shprehur kënaqësinë për marrëdhëniet e shkëlqyera, mes Kosovës dhe Austrisë, e cila ka qenë shteti kryesor përkrahës për Kosovën para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës, dhe tani është ndër investitorët kryesorë në Kosovë. Dëshirojmë që bashkëpunimin tonë ta thellojmë edhe më tutje”, u shpreh mes tjerash kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi. Ndërkohë Kryetari i i Austrisë, Alexander Van der Bellen premtoi se Shteti të cilin e drejton ai,  do të vazhdojë mbështetjen për vendin tonë.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Kosova nuk është “Metohi”! Qeveria po deformon historinë e Kosovës në librat shkollore

BDI: Kosova nuk është “Metohi”! Qeveria po deformon historinë e Kosovës në librat shkollore

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për qasjen tendencioze dhe pasaktësitë e rënda …