Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka vizituar Institutin Special të Shëndetit Mendor të Shtimes për të dhuruar rroba për banorët e këtij instituti. Kompanitë anëtare të Odës Amerikane të cilat kanë dhënë kontributin e tyre përmes dhurimit të rrobave janë: NLB Banka, Spitali Amerikan, PwC, Ferronikeli, Rikon, Recura Financials dhe stafi i Odës Amerikane. Ky është viti i tretë që Oda Amerikane dhuron rroba për Institutin Special të Shtimes, aktivitet ky fillimisht i iniciuar nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
