Mustafa në darkën e liderëve të rajonit në Bruksel

Mustafa në darkën e liderëve të rajonit në Bruksel

Kryeministri në largim Isa Mustafa, me ftesë të Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, do të marrë pjesë në darkën që shtrohet sot për liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel. Siç bën të ditur zyra për informim e kryeministrit, në këtë darkë të ftuar nga Mogherini, ku do jetë i pranishëm kryeministri  Mustafa, do te jenë prezentë edhe kryeministrat e shteteve të rajonit dhe do të diskutohet për gjendjen aktuale, perspektiven si dhe avancimin e rrugës eurointegruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Gjatë ditës, kryeministri Mustafa, po ashtu, do të zhvillojë një takim bilateral me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, njëkohësisht zëvendëspresidente e KE-së, Federica Mogherini.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeprokurori i Prishtinës reagon pas incizimit të publikuar: “Askush nuk qëndron mbi ligjin”

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi nga portali …