Kontinjerë të rinj të mbeturinave në qytetin e Skenderajt

Në kuadër të angazhimeve dhe investimeve për mjedis të pastër, Komuna e Skenderajt  ka filluar ndërrimin e kontinjerëve të mbeturinave në qytetin e Skenderajt.

Projekti i ndërrimit të kontinjerëve ka filluar të mërkurë dhe do të realizohet në fillim në qytetin e Skenderajt dhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. Në këtë fazë kontinjerët e vjetër në qytet do të zëvendësohen me të rinj. Ky projekt po realizohet në bashkëpunimin me kompanin regjionale për menaxhimin e mbeturinave Uniteti, më qëllim të ofrimit të shërbimeve më të mira për qytetarët e Skenderajt. Në fushën e përmirësimit të mjedisit Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me kompaninë Uniteti ka bërë largimin e 113 deponive ilegale në tërë territorin e Komunës së Skenderajt. Komuna e Skenderajt dhe Nënkryetari Fadil Nura apelojnë te qytetarët që ta ruajnë ambientin dhe të bëjnë marrëveshja me kompaninë Uniteti për shërbimin e heqjes së mbeturinave familjare.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …