Mali i Zi protestoi kundër dëbimit nga Rusia të një deputeti që mbështet anëtarësimin e vendit të tij në NATO

Mali i Zi protestoi kundër dëbimit nga Rusia të një deputeti që mbështet anëtarësimin e vendit të tij në NATO

Mali i Zi protestoi  kundër dëbimit nga Rusia të një deputeti që mbështet anëtarësimin e vendit të tij në NATO. Podgorica u shpreh e indinjuar nga sjellja e papërshtatshme e autoriteteve ruse në momentin e ndalimit të pajustifikuar të deputetit, Miodrag Vukoviç, në një notë proteste dërguar ambasadorit rus nga Ministria e Punëve të Jashtme. Pas rikthimit në Malin e Zi, Miodrag Vukoviç ka treguar se ishte mbajtur dje në mbrëmje në aeroportin ”Domodedovo” të Moskë, ku ishte ndaluar para se të dëbohej sot në mëngjes pa shpjegime. Ai konfirmoi se bënte pjesë në një listë të shtetasve malazezë që nuk janë të mirëpritur në Rusi dhe e denoncoi si një vendim politik.

Kontrolloni gjithashtu

Rritja e çmimit të energjisë elektrike po rrezikon bizneset dhe standardin jetësor të qytetarëve

Njohësit e fushës së ekonomisë kanë tërhequr vërejtjen se rritja e çmimit të energjisë elektrike …