Kurti premton vende të reja pune

Kurti premton vende të reja pune

Kandidati për kryeministër i Vetëvendosje, Albin Kurti, ka premtuar hapje të vendeve të reja të punës, nëse kjo lëvizje do t’i fitojë zgjedhjet e 11 qershorit. Ai gjatë qëndrimit në komunën e Klinës, ka thënë se Vetëvendosje ka plan zhvillimit. “Kudo shkojmë nëpër Kosovë, problemi është i njëjti, papunësia. Këtë na i thanë edhe qytetarët e Klinës. Por plani i Lëvizjes për shtetin zhvillimor, me fokus tek mbrojtja e sipërmarrjes së vogël e të mesme dhe tek ri-industrializimi, do të sjellë vende pune të qëndrueshme për Klinën e për gjithë Kosovën. Kurbeti nuk do të jetë më e vetmja zgjidhje sepse së bashku do ta ndërtojmë perspektivën tonë këtu, në vendin tonë”, ka shkruar Kurti në një postim të tij.

 

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Kamberi

Shaip Kamberi drejt Uashingtonit me mesazh politik të fortë – Lugina në fokus

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se është nisur …