Brickos

Pacolli: Hoti është alternativa e vetme

Pacolli: Hoti është alternativa e vetme

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, të shtunën i ka bërë thirrje elektoratit që të dalë masovikisht në zgjedhjet e 11 qershorit, në mënyrë që të largohen nga pushteti, siç u shpreh ai, “njerëzit që kanë zhvatur Kosovën për vite me radhë”. “Ky koalicion do ta krijojë një qeveri ndryshe për Kosovën. Ju bëj thirrje të gjithëve që të dilni me 11 qershor masovikisht dhe t’i largojmë nga pushteti njerëzit që e kanë keqpërdorur besimin e tuaj dhe kanë zhvatur Kosovën për vite me radhë”, ka thënë Pacolli. Ai tha së ka ardhur koha që të gjithë së bashku ta votojnë të nominuarin për kryeministër nga radhët e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, pasi sipas tij ai është alternativa e vetme. “Hajvalia dhe i gjithë Gollaku do të qëndrojnë pas Hotit dhe koalicionit të shpresës”, ka shtuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …