Kuvendet zgjedhore të nëndegëve të PDK-së, janë zhvilluar në 29 nëndegë gjatë të shtunës dhe të dielës

Shtabi zgjedhor i Degës së PDK-së në Prizren, reagon lidhur me një dezinformatë të sajuar nga LDK-ja e disa medie

Shtabi zgjedhor i Degës së PDK-së në Prizren, reagon lidhur me dezinformatën e lansuar nëpër medie të ndryshme nga eksponentë të LDK-së, të cilët pa fije  turpi bëjnë orvatje që ta mashtrojnë opinionin publik se gjoja “Kryetari  Kosovës z. Hashim Thaci është fotografuar në Prizren me  sekretarin e përgjithshëm të Degës së PDK-së, kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës z. Nijazi Kryeziu”. Shtabi zgjedhor i degës së PDK-së në Prizren, dënon ashpër cilëndo tendencë të kujt do qoftë që keq përdor figurën e Presidentit të Republikës së Kosovës dhe sqaron se  fotoja e cila i është bashkuar këtij “lajmi” është një mashtrim optik i opinionit, për faktin se në këtë foto nuk shihet askund sekretari i degës së PDK-së në Prizren, kandidat për deputet z. Nijazi Kryeziu. Shprehim keqardhjen e thellë për gjendjen e rëndë emocionale nëpër të cilën po kalojnë  zyrtarët e LDK-së, në këtë rast edhe në gjendje të halucinacione, thuhet mes tjerash në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …