Hoxha: Gruaja Demokratike e bindur në fitoren e 11 qershorit

Hoxha: Gruaja Demokratike e bindur në fitoren e 11 qershorit

Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha, ka zhvilluar takim me Degën e Gruas Demokratike të PDK-së edhe në Prizren e Therandë, ku morën pjesë edhe Flora Brovina si dhe Luljeta Veselaj Gutaj. Edhe në Prizren e Therandë u potencua se Gruaja Demokratike është fuqishëm e bindur në fitoren e 11 qershorit. Dhurata Hoxha ka thënë se votimi i kryetarit të PDK-së Kadri Veseli me numrin 1 dhe kandidateve tjera nga lista e PDK-së, përbën hapin e parë të ndryshimit  dhe për proceset që i duhen vendit. “Çdo grua duhet të dalë të votojë, asnjë votë të mos mbetet në shtëpi. Bëhuni pjesë e fitores, bëhuni të zonjat e të ardhmes tuaj, duke votuar PDK-në, duke i dhënë përgjigje nevojës së pashtyshme për fuqizimin e gruas”, ka thënë Hoxha.

 

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …