Haradinaj: Gjakova nuk i falë mashtrimet

Haradinaj: Gjakova nuk i falë mashtrimet

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka qëndruar të mërkurën në Gjakovë. Haradinaj ka thënë se është kënaqësi, mburrje dhe triumf të qëndrosh në këtë qytet. “Gjakovës nuk i falë mashtrimet! Mburrje, kënaqësi, triumf është qëndrimi në Gjakovë. Kjo ndjenjë nuk është vetëm e sotme, por e përherëshme. Gjakova e burrave të mëdhenj, e rinisë së guximshme të “djemve të asfaltit” e sa e sa vajzave dhe djemve të kësaj treve që iu falën lirisë e atdheut, gjithmonë ishte kjo që është – krenare dhe e padorëzuar kurrë. Jam i bindur se këtij qyteti, kësaj treve fisnikësh e bujarësh të vendit tonë, bashkërisht do t’ia kthejmë dinjitetin e nëpërkëmbur padrejtësisht nga të tjerët. Gjakova ishte dhe është bastioni krenar dhe i palëkundshëm i projektit tonë të përbashkët për një Kosovë shtet – shtet dhe të zhvilluar ekonomikisht. Unë e di se çka duhet të bëjmë për ta rivendosur Gjakovën aty ku e ka vendin, për ta rikthyer dinjitetin e qytetit dhe qytetarit të këtij qyteti. E shoh këtë dhe e ndjej, pikërisht në projektin në të cilin u bashkuam të gjithë, si mundësinë më të mirë për të arrituar objektivat tona për qytetin e Gjakovës dhe gjithë Kosovën. Gjakova e heroizmave të mëdhenj, punës, kulturës dhe qytetarisë së vjetër, do të ketë sërish vendin e merituar në ballë të shtetit tonë. Ne do ta ribëjmë Gjakovën. Garant jam unë. Garant jemi secili prej nesh, në projektin e përbashkët për fillimin e ri të Kosovës”, ka theksuar Haradinaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosja dhe koalicioni LDK-AKR duan ta caktojnë vetë kandtatin e pranueshëm për ta nga radhët e koalicionit, PDK-AAK-NISMA. Kandidatja e pranueshme

Oda Ekonomike kërkon shtyrje të daljes në tregun e lirë të energjisë – çmimet e ofertave rriten mbi 200%

Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar shtyrjen për një vit të kalimit të bizneseve të …