Kryetari Thaçi përuroi QKMF-në në Skenderaj

Kryetari Thaçi përuroi QKMF-në në Skenderaj

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mori pjesë të enjten në përurimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, me ç’rast tha se ky është një objekt madhështor të cilin e kanë investuar autoritetet edhe komunale, por edhe qendrore. Ai tha se ky objekt është produkt i një pune dhe angazhimi të institucioneve lokale  dhe institucioneve qendrore. “Është një objekt që e keni merituar ka kohë, që është investuar me plotë të drejtë. Prandaj, e gëzofshi ju si punëtorë të mjekësisë, autoritete komunale dhe gjithë qytetarët e Skenderajt”, ka thenë Thaçi. I pari i vendit tha se ndihet krenar që punëtorët e shëndetësisë në Skenderaj do të kenë mundësi shumë më të mira për të ofruar shërbime më të lehta dhe më cilësore për qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare ASDA 2026 në Zagreb

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, së bashku me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes, po merr …