Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka bërë të ditur për mediet se të gjitha qendrat e votimit dhe vendvotimet në Republikën e Kosovës janë hapur që në orën 7:00. “Në ora 7 janë hapur të gjitha qendrat e votimit dhe vendvotimet. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar. I ftoj edhe komisionerët që të respektojnë të gjitha rregullat e KQZ-së dhe Ligjin, tha zonja Daka gjatë konferencës së parë për medie në ditën e sotme. Ajo ka bërë të ditur edhe orarin për konferencat e radhës sipas planifikimit paraprak.
Kontrolloni gjithashtu
Sami Lushtaku jep betimin dhe merr detyrën si kryetar i ri i Skenderajt
Kuvendi Komunal i Skenderajt zhvilloi sot mbledhjen inauguruese, ku kryetari i zgjedhur më 12 tetor, …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
