Simiq: Kemi arritur qëllimin primar, të gatshëm për bisedime

Simiq: Kemi arritur qëllimin primar, të gatshëm për bisedime

Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq ka thënë se me marrjen e dhjetë vendeve në Kuvendin e Kosovës është realizuar qëllimi primar i Listës Serbe, pasi që është siguruar numri i deputetëve për bllokimin e iniciativave politike, të cilat sipas tij do të shkonin në dëm të popullit serb në Kosovë. “Natyrisht, ne do të donim që për bashkëbisedues të kemi partitë politike të moderuara, të cilët nuk krijojnë identitetin e tyre politik në armiqësi ndaj Serbisë dhe popullit serb, dhe shpresojmë që skena politike shqiptare të zhvillohet në këtë drejtim”, ka thënë ai për Blic. Ai ka theksuar se Lista Serbe angazhohet për vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd, përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, si dhe përmirësimin e gjendjes socio-ekonomike në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Sot janë bërë 22 vite nga organizimi i ceremonisë së varrimit të masakruarve në Reçak

27 vjet pas Reçakut nis gjykimi pa të akuzuarit: Serbia vazhdon ta mohojë masakrën, drejtësia kërkon përgjigje

Gati tri dekada pas njërës prej masakrave më të rënda ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës …